Mali i Zi Demokrat (Demokratska Crna Gora-Demokrate), partia e re në skenën politike

0

Me një performans në qendër të Podgoricës, ish funksioneri i PPS-së Aleksa Beçiq, ka bërë publike edhe emrin e partisë të cilën ai sipas gjasave do ta drejtojë.

Mali i Zi Demokrat (Demokratska Crna Gora-Demokrate) është emri i subjektit më të ri ne skenën politike malazeze, i cili sipas Beçiq do të luftojë për barazi, drejtësi, shtet social dhe të së drejtës. Në fokus do të jetë edhe lufta kundër korrupsionit dhe parandalimi i emigrimit të popullsisë.

Beçiq njoftoi se kongresi i partisë do te mbahet më së largu me 31 maj, kur do të zgjidhet edhe Këshilli Qëndror.