Malala fiton Nobelin për Paqen

0

Aktivistja pakistaneze që ka luftuar për arsimimin e fëmijëve dhe sidomos vajzave në shtetin e saj, Malala Yousufzai ka fituar Nobelin për Paqen.

Malala është vetëm 17-vjeçe dhe bëhet zyrtarisht fituesja më e re e çmimit Nobel në historinë e këtij çmimi.

Malala u qëllua në kokë nga persona të armatosur talebanë në tetor 2012 gjatë fushatës së saj për arsimimin e vajzave.

Malala ka thënë: “Një vajzë ka fuqinë për të ecur përpara në jetën e saj dhe ajo nuk është vetëm nënë. Ajo nuk është vetëm moter. Ajo nuk është vetëm bashkëshorte, por një vajzë duhet të ketë identitet”.

Ndërsa për indianin Satyarthi, fituesin tjetër të çmimit Nobel për paqe, Komiteti i Nobelit tha se ai ka ruajtur traditën e Mahatma Gandhi duke drejtuar protesta paqësore, “duke u fokusuar në shfrytëzimin e ashpër të fëmijëve për përfitime financiare.”

Komiteti i Nobelit ka vlerësuar se fituesit kanë dhënë kontribut të çmuar kundër shtypjes së të rinjve dhe të fëmijëve në botë.