Lunaçek: Jam cituar gabim për demarkacionin si kusht për vizat

0

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, i ka reaguar deputetes së NISMA-s, Valdete Bajramit, e cila ka thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga BE që demarkacioni të jetë kusht për vizat. “Deputetja Bajrami më ka cituar gabimisht”, ka thënë Lunaçek.
Lunaçek, e cila është edhe raportuese për Kosovën e PE-së, ka thënë nëpërmjet një deklarate se Bajrami e ka cituar gabimisht, raporton Gazeta Express.
“Në artikullin e djeshëm të Gazeta Express, deputetja Valdete Bajrami më ka cituar gabimisht”, ka thënë Lunaçek.
“Deklarata e deputetes Bajrami nuk korrespondon me faktet. Unë kurrë nuk kam thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar që demarkacioni me Malin e Zi të jetë kusht për heqjen e vizave me Zonën Schengen” ka shtuar ajo, raporton Gazeta Express.
“Unë u kërkova të gjithë deputetëve që të lëvizin përpara me ratifikimin e marrëveshjes sa më parë që të jetë e mundur dhe kam shpjeguar se në atmosferën aktuale në BE, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza është e rëndësishëm që të përmbushen edhe dy kushtet e mbetura sa më parë që të jetë e mundur. Po ashtu u kam thënë atyre që qeveria duhet të përmbush kushtin e dytë që është sjellja evidenca për dënimet e nivelit të lartë për krim të organizuar dhe korrupsion. Po ashtu kam shprehur mbështetjen e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave dhe për procesin e zgjerimit për Kosovën në përgjithësi”, është shprehur Lunacek.