Lulgjuraj distancohet nga Abazoviqi. UÇK-ja është vlerē kombëtare.

0

Anton Lulgjuraj që para pak kohe u bashkoi levizjes qytetare URA distancohet nga kryetari i kesaj partie Dritan Abazoviq i cili doli me deklaratë ku UÇK-në e quan fashiste.

Luljgjuraj ne një postim ne facebook e quajti deklaratën e URA të qellimtë dhe plotësisht distancohet nga kjo deklaratë e papranueshme.

Në vijin deklarata e plote:

UÇK-ja si vlerë e shtuar kombëtare

E kam thënë e shkruar disa herë që kur është në pyetje kombi im dhe vlerat e Tij, nuk lejoj që të pranoj fyerje dhe as të më imponohen deklarata që mund të sjellin turbullira rreth parimeve të mija. 

Deklarata e dytë e partisë URA në Mal të Zi, ku UÇK-në e quan fashiste, është e qëllimtë për mua dhe distancohem plotësisht nga deklarata të tilla. Miqësia me njerëzit nuk duhet ngatërruar kurrë me qëndrimet e mija parimore për çështjen kombëtare në përgjithësi.

E kam thënë dhe e them, se e kam mbështetur Kryetarin e asaj partie, për arsye se ishte shqiptar dhe doja ta shihja lart jo vetëm atë, por çdo shqiptar që merret me politikë kur punon në interes të shqiptarëve. Por, deklarata e lëshuar zyrtarisht nga ana e asaj partie që UÇK-ja quhet si fashiste, për mua është e papranueshme.

Ata zotërinj dhe kushdo qoftë, duhet ta dijë që UÇK-ja është

  1. Lëvizja më e madhe çlirimtare e fundit të shekullit XX për lirinë e popullit shqiptar të Kosovës që ishte i robëruar për 100 vjet nga Serbia;
  2. Në Konferencën e Rambujesë, në shkurt të vitit 1999, UÇK-ja e përfaqësuar atë botë nga këshilltari politik i Saj, e që aktualisht është President i Kosovës, u bë subjekt i të drejtës ndërkombëtare në momentin që u ul në tryezën e bisedimeve me palën serbe si anëtar i barabartë;
  3. UÇK-ja ishte shkëndija e parë për të ngritur në këmbë një komb të tërë që nuk duronte padrejtësitë dhe dhunimin sistematik të të drejtave themelore të njeriut, të mbrojtura nga Konventa të ndryshme ndërkombëtare;
  4. UÇK-ja ishte motivi për të bërë botën të kthente kokën nga një vend i vogël ndaj të cilit po bëhej genocid dhe krim kudër njerëzimit;
  5. UÇK-ja është shembulli më i pastër se si duhet mbrojtur atdheu, ku 9 vjet më vonë Kosova do shpallte Pavarësinë e vet. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e vulosi si e drejtë absolute dhe e pakontestueshme që Kosova kishte shpallur Pavarësinë në përputhje me të gjitha normat juridiko-ndërkombëtare;
  6. Qe sot deklarohem publikisht USHTAR I UÇK-së. Deklarata të tilla që janë aukuzuese ndaj UÇK-së sikurse kjo e URA, dëgjohen veç në Beograd. Ndërsa, unë dua që deklaratat e mia dhe zëri im të dëgjohen veç nga zemrat e shqiptarëve si edhe veç në Prishtinë e Tiranë.

Me respekt
Anton Lulgjuraj