Llunji: Për shkollën 40.000 euro nga Ministria e Sportit dhe Komuna

0

“IP SHF „Marshal Tito“ ka fituar te hollat në projektin që është shpallur nga Ministaria e Sportit ne lidhje me përmisimin e kushteve në sallën e shkollës, në vlerën e 34,800,00 euro. Mjetet të tjera në vlerë nga 5,553,00 do të jepen nga Komuna e Ulqinit.Poashtu shkolla ka edhe mjetet e veta që do ti dedikojë për të krijuar kushte sa më cilësore për realizimin e mësimdhënies dhe aktiviteteve sportive në sallë.

Pas disa javësh përpjekje, arritëm të siguronim këto fonde, dhe gjithashtu gjetëm mbështetjen e sponsorëve, të cilat gjithashtu do të na ndihmojnë të përfundojmë projektin në tërësi, që do të jetë kënaqësi e nxënësve, prindërve, punëtorëve, klubeve sportive, punëtorëve sportivë dhe ne jemi të sigurt për të gjithë qytetarët e Ulqinit.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është promovimi i aktiviteteve sportive, sportit për fëmijë dhe të rinjëve në shkollë si dhe në komunitet sepse kjo sallë është e vetmja në qytet që përmbush standardet për disa sporte.

Salla sportive e shkollës ka qenë gjithmonë dhe do të jetë një vend që i shërben komunitetit në komunën e Ulqinit, por edhe më gjerë për të organizuar ngjarje të ndryshme si sportive ashtu edhe kulturore.”, thotë Llunji në postimin e tij në Facebook.