“LLolla Dent” reagon ndaj manipulimeve politike!

0

Pas deklaratës së partisë URA që dentistët e Ulqinit përkrahin programin e kësaj partie ku paraqitet fotografia e kandidatëve të kësaj partie me familjen e respektuar LLolla, Klinika dentare “LLolla Dent” doli me reagim duke thënë që kjo klinikë nuk promovon asnjë program partiak, por ka për qëllim përmbushjen e misionit human për mbrojtjen e shëndetit.

Kjo deklaratë u shpërnda nga të gjithë anëtarët e URA nëpër rrjetet sociale duke promovuar programin shëndetësor, çka pas kësaj deklarate kuptohet që bëhet fjalë për një manipulim politik në dëm të klinikes dentare Llolla Dent, me çka u munduan të hutojnë opinionin që kinse Dentistët e Ulqinin përkrahin këtë parti.

Por çka është e pazakontë është që portali Ul-Info i cili ndër të parëve e publikoi kumtesën e URA-së tani e ka fshi nga portali dhe nga facebooku që anëtarët e URA-së me krenari e kanë shpërnda.

Në vijim qesim deklaratën e plotë të LLolla Dent.

DEKLARATË PËR SHTYP

Të nderuar/a,

Në vijim të publikimit të artikullit në portalet mediatike, me fotografinë e klinikës dentare „Llolla Dent“ dhe të anëtarëve të familjes së Dr Reshit Llollës, e cila në dukje përmban mesazh politik, dëshirojmë të njoftojmë opinionin publik që „Llolla Dent“ që në themelim qëndron në shërbim të qytetarëve të Malit të Zi, me qëllim përmbushjen e misionit human për mbrojtjen e shëndetit, zbulimin dhe mjekimin e sëmundjeve, bazuar në shkencë dhe ndërgjegje, e në asnjë rast për promovimin e programeve të partive politike.

Kryesimin e nismës për prezantimin e turizmit dentar në qytetin e Ulqinit, “Llolla Dent” e bën në përputhje me faktin që është klinika dhe laboratori detarë më bashkëkohor në territorin e Ulqinit, që punon me profesionalizëm dhe ofron gamë të gjere të shërbimeve dentare. Ndërkaq, nisma humanitare për ofrim falas të të gjitha shërbimeve personave jetim nën 21. vjeç, është një prej aksioneve të ngjashme që klinika jonë zhvillon në shenjë solidariteti për kategoritë sociale.

Falënderojmë pa përjashtim të gjithë qytetarët që mbështesin nismat dhe kontributin për përmirësimin e shëndetit dhe të kujdesit social, duke theksuar mungesën e ngjyrimeve politike në punën dhe kontributin e „Llolla Dent“.

Me respekt,

Klinika dentare “Llolla Dent”