Lista e borxheve të paguara nga Komuna e Ulqinit prej vitit 2012 (foto)

0

Në faqen zyrtare të Komunës së Ulqinit mund të gjenden listat e borxheve të paguara  nga Komuna ndaj subjektve fizike dhe juridike.

Në pamundësi që deri te këto mjete ato të vijnë në mënyrë të rregullt, shumë prejt tyre borxhet i kanë kërkuar me anë gjygjësore, duke shkaktuar edhe bllokimin e llogarisë kur në pyetje ishin shumat e mëdhaja.

Nga listat e mëposhtme mund të shihni edhe totalin e shumës së borxheve të paguara për secilin vit nga 2012-ta e këtej.

Viti – 2012-  Gjithsejt paguar:  641.505 euro

Viti – 2013- Gjithsejt paguar : 528. 666 euro

Viti – 2014- Gjithsejt paguar : 1.587.869 euro

Viti – 2015-Gjithsejt paguar : 719.650 euro (deri tani)

Këto borxhe, shumë prej tyre të bartura me vite ose edhe dekada, janë njëra nga arsyet e problemeve të shumta financiare të Komunës së Ulqinit, të cilat së bashku me papërgjegjësine e zyrtarëve në menaxhimin e financave publike, japin pamjen e zymtë të gjendjes së Komunës.