Lëkundëset me dritë – projekt i cili ringjall qytetin

0

Festivali eksperimental “Lawn on D”, i cili zhvillohet në Boston, ka shfaqur një  instalim interesant nëpër rrugët e këtij qyteti, të quajtur “Lëkundëset me dritë”. Kjo vepër e firmës projektuese Howeler + Yoon përbëhet nga njëzet lëkundëse me dritë me formë rrethore, të cilat janë projektuar si një platformë interaktive, ku njerëzit mund të argëtohen dhe të bisedojnë.

 

Lëkundëset kanë të instaluara dritat LED dhe sensorë për të zbuluar forcën e lëvizjes. Në gjendje pushimi, drita e lëkundëseve është bojëqielli e zbehtë. Me uljen e personit, sensori aktivizon dritën dhe në varësi të fuqisë së lëvizjes, ajo bëhet më e fortë dhe kalon nga bojëqielli në ngjyrë vjollcë, duke krijuar një efekt magjik për vëzhguesit dhe pjesëmarrësit.