Lekiq thërret në takim koalicionin qeverisës dhe partitë e pakicave

0

Lideri i Frontit Demokratik Miodrag Lekiq, u beri thirrje sot perfaqësuesve të koalicionit qeverisës (PDS/PSD/PL) dhe partive të pakicave (Partia Boshnjake, HGI, Klubi i partive shqiptare) për takim ku do tu parashtrojë iniciativën për formimin e qeverisë së përkohshme e cila do të kishte karakter kalimtar.

Siç thuhet në thirrje, qëllimi i kësaj iniciative është formimi i një qeverie të përbërë nga të gjitha forcat relevante politike, e cila do të krijonte kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, si dhe përmirsimin e gjëndjes së rëndë sociale dhe ekonomike.

Të mërkurën, për të njëjtën arsye, Lekiq u takua me liderin e PPS (SNP) Srgjan Miliq, Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq, si dhe koordinatorin e Lëvizjes Qytetare Zharko Rakçeviq.