Lazarati nën shtetrrethim (foto)

0

Vazhdon operacioni i policisë në fshatin Lazarat, fshat në të cilin humbi jetën dje efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë.

Forcat e RENEA-s, FNSH-së si dhe efektivë të policisë të Gjirokastrës dhe jo vetëm, mbi 400 të tillë, kanë rrethuar fshatin që mbrëmjen e djeshme dhe po tentojnë të ndalojnë të dyshuarit për sulmin e djeshëm.

Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për të shtëna apo konfrontime mes palëve, ndërsa një pjesë e personave të shpallur në kërkim nga policia janë ndalur tashmë dhe po merren në pyetje.

 

 

 

/albeu.com/