Largimi i zyrtarëve të Forcës me qëllim mbulimin e keqpërdorimeve?

0

Largimi i disa zyrtarëve të Forcës nga kryetari Gjeka, edhe pse ky proces akoma nuk ka përfunduar ligjërisht, spekullohet të jetë vazhdim i tentativave të tija për mbulimin e keqpërdorimeve të mjeteve buxhetore.

Burime për portalin tonë nga Komuna e Ulqinit, bëjnë të ditur se nuk është rastësi që të parët janë larguar pikërisht personat në pozitat ku bëhet kalimi i çdo dokumentacioni që i përket Komunës.

Me largimin e tyre dhe vendosjen e njerëzve të besuar të tij, të njohur në të kaluarën për shpenzime buxhetore me qëllim përfitimin e votave, Gjeka po mundohet që të përgatisë terrenin që të vazhdojë me fundosjen financiare të Komunës. E gjithë kjo me qëllim që të sigurojë pozita më të mira në fushatën zgjedhore, pasi dalja në zgjedhje jashtë pozitave të pushtetit do të ishte vetëvrasje politike, duke u nisur nga fakti që shumica e elektoratit të tij ështe i bazuar vetëm në baza nepotiste dhe përfituese.

Gjithsesi, Gjeka tashmë as nuk ka shumë zgjidhje në dispozicion, pasi si dalja jashtë pushtetit si lëshimi i postit të kryetarit , për linjën e tij politike mund të rezultojë me pasoja të rënda në të ardhmen. Dhe këto jo vetëm politike, pasi interesimi i Prokurorisë së Shtetit duket të jetë pikërsht mbi shpenzimet e pabazuara të mjeteve të buxhetit nga ana e tij.