Kuvendi mbledhje edhe të hënën. Për kredi të gjithë, për rebalanc vetëm PD

2

Kuvendi Komunal i Ulqinit do ta vazhdojë të hënën diskutimin e pikave të rendit të ditës që janë të një rëndësie vitale për financat e Komunës.

Përplasja më e madhe sot në Kuvend ishte rreth pikës së parë, ku kryetari Gjeka insistonte se kredia nuk mund të merret  pa rebalancin e buxhetit për vitin aktual.

Në deklaratat e mëparshme për media të kryetarit të Kuvendit , u tha se rebalanci nuk është kusht për marrjen e kredisë, çka në mbledhjen e kolegjiumit e kishte konfirmuar edhe sekretari për financa. Ai solli edhe shembullin konkret të Bijello Poljes, ku kredia është marrë pa nevojën e rebalancit të buxhetit.

Nga diskutimet e këshilltarëve u pa qartë se ekzistonte gatishmëri për votimin e pikës së parë për marrjen e kredisë, por jo edhe për rebalancin e buxhetit.

Gjithsesi, në fund pika e parë për miratimin e hipotekës e cila është kusht për marrjen e kredisë u miratua, kurse pikat tjera do të diskutohen të hënën.

2 KOMENTET

  1. O ky `matrapaz politik` don me I nxan pisk keshilltarët dhe me shfrytëzua momrentin per me legalizu keqperdorimet e veta she keshtu dominu ndaj kundershtarëve the tij.

Comments are closed.