Kuvendi Komunal rrit transparencën: Seancat tani mund të përcillen edhe nga faqja zyrtare

0

Në faqen zyrtare të Komunës  të gjithë qytetarët e Ulqinit dhe të interesuarit do të mund të përcjellin audio regjistrimin e seancave të Kuvendit të Komunës së Ulqinit sipas listës së folësve të dhënë në këtë tabelë në formë kronologjike.

Me këtë mundësohet që në formë të plotë qytetari të përcjellë diskutimet dhe aktivitetet e këshilltarëve në seancat e Kuvendit. Në ardhmen e afërt, Kuvendi ka në plan formimin e zyrës së veccantë për media dhe materialin arkivor.

Me këtë rast, Komuna fton të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar që të japin komentet,  sygjerimet dhe iniciativat e veta lidhur me hapat e mëtejmë që duhet të ndërmirren për të ngritur transparencën e Kuvendit dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në këtë institucion, thuhet ne sajtin e Komunes.