Kuvendi Komunal: Miratohet investimi prej 20 milion euro

0

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, njëzëri u miratua investimi prej 20 milion eurosh i financuar me kredi nga banka gjermane KFW.

Ky investim do të bëhet në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe është parakusht i cdo investimi serioz në komunën e Ulqinit.

Në kuadër të kësaj do të formohet edhe komisioni prej 9 antarësh i cili do të kontrollojë mbarëvajten e investimit.
Në komision do të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha subjekteve politike.