Kuvendi i Tuzit: Përplasje të gjithanshme, pa marrëveshje për statusin

0

Seanca e Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit, e zhvilluar të hënën (27.07.2015), përfundoi përsëri pa asnjë përfundim në lidhje me statusin e Komunës.

“Ne duam një organizimin të ri territorial, qoftë shëndosh Podgorica, do të jemi fqinjtë mirë, por nuk duam për ujë dhe asfalt ti pyesim ata”, deklaroi Smajl-MaliqÇunmulaj, këshilltari i Iniciativës Qytetare.

“Ju vazhdoni të gënjeni popullin. Jemi ngopur me gënjeshtrat tuaja, kjo nuk hanëmë bukë”, i është përgjigjur Çunmulaj këshilltarit të DPS-së Elvir Kajosevic, i cili theksoi se partia e tij dëshiron që Tuzi të jenë komunë e pavarur, dhe se kujdesën për shqiptarët, me çka, sipas tij, e kanë dëshmuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Çdo “dreq” që ka kërkuar komunën, i është dhënë. Nuk duam ta marrim me vete dhe ta çojmë në bjeshkë. Duam të rregullojmë jetën tonë në të gjitha sferat. Nuk do të kenë nevojë që dikush ti dhurojnë para KF Deçiq, që Podgoricës të ja japin votën, ajo është tregti politike. Duhet të flasim pa doreza. U kemi besuar, e ju na keni mashtruar”, ka thënë Çunmulaj.

“Ne jemi për Komunë ekonomikisht të qëndrueshme”, është shprehë Kajosevic.

Këshilltari i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj, deklaroi se kanë formuar partinë për të luftuar për komunë të pavarur dhe se për këtë arsye i kanë marrë votat

Këshilltarja e DPS-së Sanda Zejnilovic pyeti opozitën nëse dëshirojnë të jenë zot shtëpie dhe mos të kenë asgjë brenda, duke theksuar se duhet të presin.

Në komentin e sajë, reagoi Vasel Sinishtaj nga Iniciativa Qytetare, duke ju përgjigjur që Tuzi ka qenë Komunë para se ajo kishte lindur.

Elvis Krkanovic (DPS) konsideron se për vendime të tilla nuk duhet nxituar. “Podgorica jonë ka një buxhet të fortë”, deklaroi Krkanoviq.

“Ju nuk e doni komunën e pavarur rreth votave”, deklaroi Nikollë Camaj, nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi.

Këshilltarja e Alternativës Shqiptare, Tina Lulgjuraj, njoftoi për dhënien e dorëheqjes nga Komisioni për ndarjen e bursave për shkak të parregullsive. Lulgjuraj zbuloi shumë nga mënyra se si janë ndarë bursat duke respektuar të vetmin kriter: që të tre anëtarët të ndajnë nga dy bursa kujë të duan vetë, çka plotësisht bie ndesh me vendimin mbi ndarjen e bursave.

Kryetari i Kuvendit të KU Tuz, Fadil Kajoshaj (UDSH) deklaroi se materiali të cilin e ka fituar në lidhje me ndarjen e bursave, nuk vlen as si informatë dhe se nuk është i kënaqur. Ai theksoi se të gjithë fituesit e bursave janë nga universitete private.

DPS në çdo zgjedhje ka premtuar Komunën për Malësinë, ndërsa vazhdojnë të njëjtën lojë të mosrespektimit të premtimeve të dhëna. Përderisa këshilltarë të kësaj parti flasin se edhe ata duan komunë, dhe se çështja do të zgjidhet, ata vazhdojnë duke “flirtuar” me Podgoricën, duke theksuar se nuk duhet nxituar dhe duke potencuar të mirat e të qënurit pjesë e Podgoricës.

Përplasjet pozitë-opozitë vazhdojnë në çdo seancë, për të marrë gjithçka fund aty, pa hapa konkret nga asnjëra palë.

 

 

/malesia.org/