“Kushtetuta” dhe “Raisa” fitues të çmimeve kryesore të festivalit

0

U mbajt mbrem në Qendrën e Kulturës Ulqin nata e katërt dhe e fundit e edicionit të tretë të festivalit të filmit “Seanema”. Programi filloi me shfaqjen e filmit të shkurtër “Shok” të regjisorit Jamie Donoghye. Ky film ishte i nomunuar për Oscar në vitin 2016, në kategorinë e filmit më të mirë metrazh i shkurtër. Në “Seanema” përshëndeti publikun njëri prej protagonistëve të filmit, Lumi Veseli.
Pjesa më emocionuese e programit të edicionit të tretë ishte ndarja e çmimeve nga anëtarët e jurisë. Në kategorinë e filmit metrazh i shkurtër, çmiin e jurisë e mori çmimi “Soa” i regjisorit malazez Dushan Kasalica, ndërsa filmi më i mirë metrazh i shkurtër u zgjodh filmi “Raisa” i regjisorit Pavel Kuzoik.

Në kategorinë e filmave të gjatë, çmimi i jurisë i takoi filmit “Dita zë fill” i regjisorit shqiptar Gentian Koçi. Çmimi i madh i “Seanema” për filmin më të mirë i shkoi “Kushtetutës” (“The Constitution”) i regjisorit kroat, Rajko Grliq.

Regjisori Grliq përshëndeti për së dyti publikun e Ulqinit nëpërmjet një lidhjeje me Skype.

Anëtarët e jurisë për filma metrazh të shkurtër ishin aktori malazez, Mirko Vllahoviq, regjisori Senad Shahmanoviq dhe Tomas Auksas. Juria që përzgjodhi dy filmat nga kategoria e filmave me metrazh të gjatë ishin regjisori malazez Pavlle Simonoviq, bashkëthemeluesi dhe drejtori artistic i Prishtina Film Festival, Fatosh Berisha dhe autorja e shkrimeve për kulturën dhe çështjeve të tjera me tematikë sociale në Kosovo 2.0, Dafina Halili.

Në përfundim të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, u shfaq filmi “Perla e Bunës”. Festivalin e mbylli drejtorja e “Seanema”, Drita Llolla e shoqëruar nga aktorët më të vegjël të “Perlës së Bunës”, Anastasija Knezheviq dhe Edin Karamanga. Me duartrokitje të forta u mbyll edicioni i tretë i festivali të filmit “Seanema”.