Kush po hetohet: Hajdinaga, Cungu apo Gjeka?

0

Sipas gazetës “Vijesti” hetimi i parë për periudhën kur kryetar ishte Nazif Cungu ka treguar se nuk ka pasur paligjshmëri, dhe se inspektimi në vijim ka si qëllim një periudhë më të gjërë.

Inspeksioni i Ministrisë së mbrendshme që në fillim të javës ka inspektuar Komunën e Ulqinit, ka kërkuar një numër të madh dokumentash në lidhje me funksionimin e saj. Bëhet fjalë për dokumentacionin e viteve 2011, 2012, 2013 dhe gjithë viti 2014.

Gjatë kësaj periudhe në krye të Ulqinit kanë qenë tre kryetarë, Gëzim Hajdinaga, Nazif Cungu, dhe Fatmir Gjeka.

Pasi hetimi i parë ka treguar se në kohën e Cungut nuk ka pasur paligjshmëri, atëherë shtrohet pyetja se kush në të vërtetë është qëllimi i këtij inspektimi?!