Kush është “pakica” që largoi Keko Lamoviqin nga posti në sindikatë?

2

Bordi kryesor i Lidhjes së Sindikatave të Malit të Zi ka vendosur, siç thonë ata për shkak të daljes në pension të funksionarit të mëparshëm, që të emërojë kryetar të ri në Ulqin, ku kanë emëruar Vladimir Filipovicin në vend të Keko Lamoviqit.

Nga ana e tij, Keko Lamoviqin deklaron se ky vendim është i jashtëligjshëm. Për më tepër, ai ende nuk ka përmbushur stazhin për t’u pensionuar. Ndërsa, i sapoemëruari Filipovic ka fare pak kohë që ka mbaruar praktikën në Rivierën e Ulqinit dhe gjatë verës ka punuar si inspektor komunal, ndërsa tani është emëruar kryetar i sindikatës komunale.

Burime të lajm.me bëjnë të ditur se këto lëvizje mund të jenë pasojë e konflikteve brenda DPS-it (PDS-së). Keko Lamoviq është anëtar i këshillit komunal të DPS-it dhe tani në vendin e tij vjen poashtu një aktivist i kësaj partie.

Se a është largimi i Lamoviqit pasojë e konflikteve të brendshme në DPS (PDS) nuk dihet me siguri, por deklarata e tij se “pakica nuk mund të vendosë për shumicën” lë hapësirë për dyshime.

2 KOMENTET

  1. Kan dasht me hek kryetarin se nuk asht ulqinak. E tesh ankohen se kan vu malazezin ne vend te kekos.

    Kekoja te shkojn pak ne penzije e mundet me marr ma dikend nese nuk i pëlqen.

  2. Mar mik Ulqinakt e kan pru DPS-in ku isht tesh. Mas ke mendu qi shtojakt me udheq gjithmon me votat e Ulqinit?

    Duhet mas ma ju votu ma e me pa se kush jan Ulqinakt!

Comments are closed.