Kur fshesat bëhen pluhur

1

Para pak kohëve portali lajm.me doli me një artikull dhe një dokument ku flitej për blerjen e dy fshesave me korrent nga Komuna e Ulqinit.

Dokumenti tregonte se Komuna këto fshesa i kishte paguar mbi 400 euro secilën, cka tek ne,dhe mendojmë edhe tek opinioni i gjërë, ngjalli dyshimim mbi rregullsinë e kësaj blerjeje. Jo se Komuna nuk ka nevojë për fshesa, përkundrazi, por cmimi i lartë duhet të arsyetojë edhe qëllimin e përdorimit.
Kryetari i Komunës, Fatmir Gjeka, pas daljes së kësaj informate edhe në “Vijesti”, për këtë gazetë e konfirmoi blerjen e fshesave, dhe informoi publikun se këtu nuk kishte asgjë të parregullt.
Ai tha se një fshesë është bërë donacion për xhami kurse tjetra përdoret për nevojat e Komunës.

Kryetari nuk ofroi kurrfarë informate, as atëherë e as më vonë, se cilës xhami i është bërë ky donacion, informatë të cilën nuk arritëm ta mësojmë as ne megjithë tentativat shumta.

Aq më pak arritëm të mësojmë fatin e asaj që duhej të përdorej për nevojat e Komunës. Deri tani nuk kemi asnjë informatë, qoftë direkte qoftë indirekte, se ajo me të vërtetë përdoret për nevojat e destinuara.

Ky rast, edhe pse bëhet fjalë për një shumë relativisht të vogël, tregon një tendencë shumë më të rrezikshme dhe shqetësuese që është ulur këmbëkryq në qeverisjen e Komunës së Ulqinit, mungesa totale e transparencës.
Ose më mirë, mungesa totale e përgjegjësisë dhe e vullnetit që shpenzimi i mjeteve të qytetarëve të jetë transparente dhe konform nevojave.
Kjo dukuri, e cila nuk është e re, në vend që me zhvillimin e mjeteve të informimit të shkojë drejt eliminimit po vjen e zgjerohet dita ditës, cka tregon qartë se problemi qëndron te pushtetarët dhe jo sistemi.
Ato nuk e ndiejn të nevojshme, shpesh edhe si dicka kërcënuese për karrierën e tyre, që të bëjnë transparente punën e vet.

Aq edhe më shqetsues është fakti se as opinioni publik nuk duket shumë i interesuar se ku përdoren mjetet e tyre, e as kritik sa duhet për keqpërdorimin e tyre.
Këto qëndrime duhet të ndryshohen sa më shpejt, në mënyrë që të mos bëhet pluhur fshese edhe e ardhmja e rrezikuar e qytetit, dhe e popullsisë në përgjithësi.

1 Koment

  1. Paramendo në çfarë gjendje tragike gjindet populli jonë, është ba imun ( majmun ) ngaj keqpërdorieve, ngaj korrupcionit, ndaj pothuajse CDO deformiteti shoqëror, njerzor e bile edhe moral. Ka humb çdo sense dhe shpres, nje gjendje Tarantino – iane.

Comments are closed.