Kumtesë: Në Ulqin qëndroi Rektori i Univesrsitetit “Adriatik”, Prof. Dr Stevo Nikiq me bashkëpunëtorë

0

 

Ai u takua me kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët  e tij. Në takim u vlerësua  puna e këtij institucioni i cili prej vitesh funksionon  në qytetin tonë e që i mundëson të rinjve tanë që studimet e larta ti kryejnë në vendlindje. Edhe me këtë rast kryetari i Ulqinit Nrekiq  tha se Universiteti mund të llogarisë në një  partner të sinqertë. Nga auditoret e Universitetit –Dega në Ulqin  ditë më parë u organizua  dhe ceremonia me studentët e gjeneratës së parë të diplomuar.