Kumtesë e Kuvendit Komunal të Ulqinit

0

Komunikatë për shtyp e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

        Kuvendi i Komunës së Ulqinit në mbledhjen e dytë të seancës së 
dytë të rregullt të mbajtur me datë 30.12.2019,  përveç Vendimit 
për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2020, miratoi edhe disa 
vendime të tjera të rëndësishme.
        Është miratuar Vendimi për ngritjen e përmendores së Gjergj 
Kastriotit Skenderbeut, si dhe Programi për ngritjen e përmendoreve 
për vitin 2020, me të cilin program parashihet ngritja e pllakës 
përkujtimore për viktimat e termetit të datës 15.04.1979. Janë 
konfirmuar edhe vendimet e Kryetarit të Komunës për ndihmë 
Shqipërisë si pasojë e termetit të ndodhur me datë 26 nëntor të 
këti viti.
        Poashtu është dhënë dhe informata mbi zjarrin i cili e përfshiu 
ullishten e Ulqinit në shtator të vitit 2018, në lidhje me të cilën 
u vendos që përveç punimit të planit për rivitalizimin e 
ullinjëve, pronarët e tyre të lirohen nga pagesa e tatimit në 
patundshmëri për 5 vitet e ardhëshme.
        Në fundë shfrytëzojmë rastin, që të gjithë qytetarëve të 
Ulqinit t’ua urojmë Vitin e Ri 2020 me dëshirën që të jetë ky 
një vitë i mbarë dhe i suksesëshëm për ta.

Shërbimi i Kuvendit të Komunës së Ulqinit