Kufiri Mali i Zi – Kosovë: Pakënaqësi edhe në anën malazeze

0

Banorët e Rozhajës janë shprehur të pakënaqur me marrëveshjen e demarkacionit në mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Sipas tyre, kjo marrëveshje e len qytetin e tyre pa rrugën kryesore lidhëse me malin Hajla, cka është një goditje e madhe për ofertën turistike të qytetit.

Ato sot kanë filluar edhe nënshkrimin e një peticioni kundër marrëveshjes që dy vendet nënshkruan në samititn e Vjenës.

Pakënaqësi ka edhe në anën kosovare, ku lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është treguar më i ashpër dhe ka akuzuar liderët kosovar për shitje të tokës së Kosovës.

Poashtu, 34 familje nga Kosova pretendojnë se pronat e tyre janë në territorin e Malit të Zi, cka sipas marrëveshjes nuk kontestohet, përvec se janë në anën malazeze.

Sic duket, megjithë optimizmin se demarkacioni në mes dy vendeve do të kalojë pa probleme, kjo në realitet mund të dalë shumë më e vështirë.