Kufiri Mali i Zi – Kosovë: Nënshkrimi i marrveshjes në Vjenë

0

Duke u thirrur në burime qeveritare, gazeta Vijesti” njofton se kufiri i Malit të Zi me Kosovën do të jetë ai i vitit 1974, dhe se marrëveshja do të nënshkruhet në samitin e Vjenës.

Aty do të jenë Presidentja Jahjaga dhe Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ndërkohë që marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministrat e Jashtëm edhe ata të brendshëm.

Burime nga qeveria e Malit të Zi kanë thënë se lokacionet në Kullë afër Rozhajës dhe në Grykën e Rugovës poshtë Cakorrit ku ndodhen stanet e shqiptarëve, sipas marrëveshjes do të mbesin brenda territorit të Malit të Zi.

Gazeta “Vijesti” ka cituar Qeverinë e Kosovës duke thënë se marrëveshja për kufirin është në pajtim me Kushtetutën e vitit 1974.

Kjo gazetë po ashtu transmeton lajmet nga Kosova dhe kontestimet për këtë marrëveshje duke thënë se të gjitha 79 kilometrat janë dhe veçmas 900 metrat janë kontestuese te Kulla dhe Bjeshka e Çakorrit. Theksohet se pikërisht tek pikëkalimi i Kullës, në rrugën Pejë –Rozhajë, kufiri është i vendosur pesë kilometra brenda territorit të Kosovës dhe me këtë rast Kosovës i janë marrë 12 mijë hektarë, të cilat i takojnë me kadastër Komunës së Pejës.