KT “Bellevue”: U mbajt turneu ndërkombëtar “Cungu Open 2015”

0

Prej datës 03.-09. Maj 2015 klubi i tenisit “Bellevue” nga Ulqini, ishte nikoqir i turneut ndërkombëtar “Cungu Open 2015”.

Turneu në Ulqin mblodhi më se 105 garues nga 18 shtete të ndyshme nga bota dhe rajoni, të cilët morën  pjesë në këtë manifestim sportiv. ..

Moti i shkëlqyer gjate gjithe javës edhe më tepër ka kontribuar që përshtypjet e lojtarëve dhe përcjellësve të tyre të jenë shumë të mira dhe mbreslënëse.

Në ndarjen e cmimeve për më të mirët e ketij turneu, përvec shikuesve mori pjese edhe kryetari i klubit “Bellevue”  z. Nazif Cungu, i cili njëherit ishte edhe sponzor gjeneral i këtij turneu.

Lojtarët të cilët dolën fitues në turneun  “CUNGU OPEN 2015”

Kategoria e djemve (single):

Fitues – Admir Kalende[CRO]

Vendi i II – Mile Matic [CRO]

Lojtari Admir Kalender fitoi me rezultat 6/3, 6/4

Kategorija e vajzave (single):

Fituese – Anja Drashkovic [MNE]

Vendi i II – Elena Jankulovska  [MKD]

Lojtarja nga Mali i Zi Anja Drashkovic ishte më e mirë se rivalja nga Maqedonja me rezultat 6/3, 6/3

Kategorija e djemve në cifte ( double ):

Fituesit – Admir Kalender [Cro]- Mile Matic [Cro]

Kategorija e vajzave në cifte ( double ):

Fitueset – Sara Zalukar [CRO] – Teodora Vujicic [SRB]

 

Klubi i tenisit “Bellevue” javen e ardhshme prej 18.05.24.05.2015, do të jetë nikoqir edhe i një turneu tjetër ndërkombëtar, “MONTENEGRO OPEN 2015” deri në moshën 18 vjet.