Krytari Gjeka kërkon mbështetje për planin e sanimit të Komunës

0

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, pret mbështetjen e partnerëve të koalicionit për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të diskutohej për kreditimin e ri në njërën prej bankave të vendit.

Për këtë kredi do të garantonte qeveria e Malit të Zi, dhe shlyerja e saj do të bëhej me mjetet e Fondit të Egalitetit.

Kjo kredi me vlerë 5.5 milion euro do të përdorej për shlyerjen e detyrimeve ndaj të punësuarve në Komunë dhe ndërmarrjet publike, por njëkohësisht do thotë që Komuna nuk do të përfitojë mjete nga Fondi i Egalitetit në dekadën e ardhshme.

Deri tani Komuna nga ky fond ka tërhequr rreth 6.6 milionë euro, ose 600.000 euro cdo vit.