Kryetari në panik!

0

Paniku i krijuar nga Kryetari i PD-së Fatmir Gjeka, pas publikimit të një sërë teksteve të portalit tonë që kanë të bëjnë me keqpërdorimet me fondet buxhetore, ka shpërthyer me një deklaratë në portalin në gjuhë malazeze të përkthyer në shqip.

Ky panik ka rezultuar edhe me presione ndaj bashkëpuntorëve në Komunë, duke bllokuar qasjen në rrjetin informativ me qëllim fshehjen e informacioneve që vijnë nga financat, e cka kryesisht kanë të bëjnë me dhjetra faktura që askush nuk e din se prej ka vijnë.

Paniku i kryetarit Gjeka është i arsyetuar edhe me faktin që portalin tonë nuk ka mundësi ta manipulojë sic bën me një numër të madh të “gazetarëve” dhe “ intelektualëve” që herë pas here i mban me “infuzione eurosh.”

Paniku mund të ketë lidhje edhe me faktin që partner i koalicionit FORCA ka paralajmëruar se nuk do ti jap më përkrahje për shkak të veprimeve të tija jotransparente, kurse partitë tjera kurrë as nuk e kanë konsideruar ta përkrahin si kryetar.

Ne nuk mund të bëjmë tjetër përvec që Kryetarin ta ftojmë që të lexojë në heshtje dhe qetësi Nenin 2 të Ligjit për media të Malit të Zi i cili thotë:

“Republika e Malit të Zi garanton të drejtën e themelimit të lirë dhe punën e papenguar të mediave në bazë të: lirisë së shprehjes; lirisë së investigimit, grumbullimit, shpërndarjes dhe publikimit të informacioneve; qasjes së lirë në të gjitha burimet të informacionit; Mbrojtjen e personalitetit dhe dinjitetit dhe lëvizjen e lirë të informacionit.”

Kurse gazetarët që marrin “infuzione eurosh” po i njohim për heshtjen e tyre në këto presione ndaj medias së lirë që më kot tenton të ushtrojë kryetari i PD-se, dhe sidomos për heshtjen ndaj shpenzimeve megalomane të tij.

Lajm.Me