Kryetari Nazif Cungu uron qytetarët e Komunës së Ulqinit me rastin e Vitit të Ri

0

Të nderuar qytetarë,

Në këtë natë të ndrrimit të motmoteve kam nder dhe kënaqësi te vecantë tju përcjell urimet më të përzemërta për Vitin e Ri 2018.
Le të jetë një vit i mbarë për të gjithë juve dhe familjet tuaja. Ta gëzoni me shëndet, lumtiri dhe mirëqenje.
Në këtë natë të gëzuar , dëshiroj të përcjellim hare dhe mbarësi, të jemi pranë fëmijëve , të rinjve , prindërve, pranë vëllezërve dhe motrave tona në diasporë dhe të urojmë njëri tjetrin pa dallime të fesë dhe kombit.
Unë mbetem i përkushtuar ndaj Jush dhe ndaj përgjegjësisë që mbaj si kryetar dhe jam i bindur që bashkarisht mund të realizojmë dhe të tejkalojmë çdo sfidë, për ta ngritur vendin tone në piedestalen e suksesit.
Uroj që viti 2018 të jetë vit i suksesit dhe punës së mirëfilltë e cila do të sjellë zhvillimet ekonomike dhe sociale për mbarëvajtjen e jetesës në Komunën e Ulqinit.

Urime dhe Gëzuar të gjithëve!