Kryetari i Ulqinit ngushëllon Ambasadorin e Turqisë në Podgoricë

0

Kryetari i Ulqinit z. Nazif Cungu  i ka dërguar një telegram  ngushëllimi Ambasadorit të Turqisë në Podgoricë , Shkëlqesisë së Tij  Serhat Galip,  me rastin  e ngjarjes tragjike  në aeroportin ,,Ataturk,, në Stamboll, ku  si pasojë e sulmeve teroriste, humbën jetën disa dhjetra  njerëz të pafajshëm , dhe shumë të tjerë u plagosën.

Në telegram ndër të tjera thuhet. Në këto momente  të vështira   i shpreh ngushëllimet  e sinqerta  familjarëve të viktimave dhe të plagosurve i urojmë  shërim të shpejtë.

Të gjithë qytetarët e Ulqinit në këto momente jane pranë Jush dhe kanë besim të plotë  se autoritetet turke  do të gjejnë forcë  që të përballojnë  situata të tilla  me maturi dhe pjekuri.

Sinqerisht i Juaji

Nazif Cungu

Kryetar i Komunës së Ulqinit