Ky Panair, që promovon bizneset vendore ,turizmin dhe produktet tradicionale jo vetëm të Decanit por edhe më gjërë zhvillohet në kuadër të ditëve të Diasporës me moton “Ti je pjesë e Atdheut”.
Në ceremoninë e hapjes Kryetari Cungu tha se panairi është një ngjarje që përvecse bashkon vlerat tradicionale mundëson shkëmbimin e përvojave , ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë sonë të pasur.
Ai në vazhdim foli për diasporën që është dhe mbetet faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Theks të vecantë i kushtoi sektorit privat që sipas tij është sektor i rëndësisë së vecantë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Kryetari Cungu i shoqëruar nga Kryetari I Kuvendit Loro Nrekiqi dhe Drejtori I OT Fuad Haxhibeti, më pas paten një sërë takimesh me zyrtarë të Decanit, Kryetarin Rasim Selmanaj, dhe me Ministrin e Diasporës Valon Murati, ku bashkëpunimi reciprok e me interes të përbashkët ishte në qendër të vemendjes. Bashkëbiseduesit u pajtuan se takime te këtij lloji i ndihmojnë bashkëpunimit rajonal dhe janë faktor shtytese për rritjen ekonomike.
Të shtojmë që Komuna e Ulqinit dhe ajo e Decanit janë binjakëzuar vitin e shkuar dhe kanë të nënshkruar nje memorandum bashkëpunimi i cili parasheh bashkëpunim ne fusha të ndryshme.