Kryetari i Qendrës Kulturore Turke për vizitë në Ulqin

0

 Kryetari i Komunës së Ulqini Nazif Cungu pritin në kabinetin e tij drejtorin e Qendrës Kulturore Turke Xhihan Ozdemir me bashkëpunëtorë.Mysafirët nga Turqia e njoftuan kryetarin Cungu për aktivitetet e Qendrës Kulturore Turke në Mal të Zi, e cila ka për qëllim promovimin e kulturës, artit dhe trashëgimisë të këtij shteti në rajon.
Kryetari Cungu veçoi bashkëpunimin e mirë të Komunës së Ulqinit me Ambasadën Turke në Mal të Zi dhe Agjencinë Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim – TIKA, dhe shprehu gatitshmëri që ky bashkëpunim të përfshijë edhe këtë institucion.
U ra dakord që gjatë vitit të ardhshëm në Ulqin të organizohet koncerti i muzikës popullore turke, prezantimi i folklorit si dhe java e filmit turk.