Kryetari i Kuvendit takohet me përfaqsuesit e Bashkësive lokale

0

Sot në  zyrën  e  Kryetarit  të  Kuvendit  të  Komunës  së  Ulqinit  Fuad Haxhibeti,  ishin  në  takim  përfaqsuesit  e  Bashkësisë  lokale  të  Darzës , Sukubinës, Zogajve  dhe  Brajshës.

Takimet  kishin  për  qëllim  njohjen , mundësit  e  bashkëpunimit  ,  procedurat  e  hapjes  së  xhirollogarive  të  Bashkësive  lokale  si  dhe  problemet  aktuale  në  këto  zona  të  Komunës  së Ulqinit.

Në  mbledhje  ishin  prezent sekretarja   e  Kuvendit  Komunal  Behixhe  Kapllanbegu , Sekretari  për  administratë  dhe  veprimtari  shoqërore  Ahmet Aloshi  dhe  juristat  Hilmi  Kovaçi, Ibrahim  Lleshi dhe Gjergj  Pepgjonoviq.

Në  mbledhjen me  Bashkësinë  lokale  të  Darzës  morën  pjesë kryetari  i  Bashkësisë  Lokale  të   Darzës  Dragan Nikoliq , sekretari  Gjovalin  Shkreli  dhe  antari  i  kryesisë  Zlatko  Popoviq.

Në  mbledhjen  me  Bashkësinë  lokale  të  Sukubinës  ishin  prezent  kryetari  i  Bashkësisë  lokale  Dritan  Kurti  , sekretari Granit  Ujkasheviq  dhe  anëtarët  e  kryesisë  Ramo  Ujkashi, Kadri  Mustafa Shefqet  Lucoviq  dhe  Sokol  Draga .

Në mbledhjen më Bashkësinë Lokale Zogaj ishin prezent kryetari Ramazan Peroviq , sekretari Elvir zeçeviq dhe antarët e kryesisë Mirsad Ibroçeviq , Nail Selmanoviq dhe Ramazan Kolenoviq.

Në mbledhjen më Bashkësinë Lokale Brajshë ishin prezent kryetari Beqir Selimi, dhe antarët e kryesisë Rexhep Veliq , Mehmet Lukoviq, Selim Kallaboviq, Shaban Kasneci dhe Daut Ceka.

Në ditët në vazhdim do mbahen mledhje më Bashkësitë Lokale të cilat janë në funksion dhe janë të formuara më herët.