Kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti filloi takimet me bashkësitë lokale

0

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Fuad Haxhibeti, dje dhe sot priti në takim përfaqësuesit e Bashkësive lokale 1 dhe 2 që veprojnë në zonën urbane tëKomunës së Ulqinit. Takimet kishin për qëllim njohjen, mundësitë e bashkëpunimit me qëllim të rritjes së efikasitetit të vetëqeverisjes lokale.
Në mbledhje ishin prezent të gjithë antarët e këshilleve të bashkësive lokale dhe përfaqsuesit e Sekretarijatit për administratë dhe veprimtari shoqërore.

Në mbledhjen me Bashkësinë lokale nr. 1,  morën pjesë kryetari i BL Nr. 1, Bekim Basha dhe anëtarët e kryesisë: Muhamet Idrizaga, Gjakonoviq Vesko, Safet Kroma, Nefail Truma dhe Arben Elezaga,

Në mbledhjen me Bashkësinë lokale nr. 2 morën pjesë kryetari i BL Nr. 2,. Nexhat Lajkiq dhe anëtarëve të kryesisë: Kadro Axhemoviq, Cufo Aliq, Sokol Kurti dhe Fuad Resulbegu. 
Në ditët në vazhdim do të realizohen takime tjera me bashkësit lokale në tërë territorin e Komunës së Ulqinit.