Kryetari i Komunës së Ulqinit Z. Nazif Cungu dhe kryetari i Kuvendit Z. Loro Ndrekiqi zhvilluan një takim me punëtorët e administratës lokale.

0

Fillimisht kryetari Cungu  duke i përshëndetur nënpunësit e Komunës tha se tani  kemi një realitet të ri  përsa i përket skenës politike. Duke e cilësuar situatën financiare në Komunë dhe në ndermarrjet që  financohen nga buxheti si shumë   të rënduar – pothuajse alarmante, numri një i komunës  shprehu optimizmin e tij  se nga kjo situatë mund të dilet. Por, për këtë ai kërkon angazhim të të gjithë të punësuarve, disciplinë dhe punë permanente.

Si prioritare Nazif Cungu veçoi  përgatitjen e buxhetit dhe sezonin turistik. Ai  tha që dyert e  tija do të jenë   përherë të hapura për sejcilin punëtorë  për çdo ide që ata do të kenë e ështe në interes dhe dobi të qytetit.

Vlerësime të ngjashme dha dhe kryetari i Kuvendit Loro Ndrekiqi . Ai veçoi që në  rrugëtimin që na pret mund të llogarisim në përkrahjen  e Qeverisë së Malit të Zi. Fillimisht zyrtarët  e lartë komunal patën takim me kryeshefat dhe udheheqësit e sekretariateve.

Në adresë të tyre sot kanë mbërritur telegrame të shumta urimi nga kolegë dhe  zyrtarë  të qytetëve të ndryshme dhe asociacioneve.