Kryetari i Komunës ngushëllon Ambasadorin e Italisë në Podgoricë

0

Kryetari i Komunës Nazif Cungu i ka dërguar një telegram ngushëllimi Ambasadorit të Italisë në Podgoricë Vincenzo Del Monaco me rastin e tërmetit që goditi Italinë me pasoja humbje jete. Në telegram ndër të tjera thuhet
“Me keqardhje morëm lajmin për fatkeqësinë natyrore që goditi Italinë qendrore duke shkaktuar humbjen e jetëve të qytetarëve dhe dëme të mëdha materiale.Në këto momente dhimbjeje, ne jemi pranë Jush . Në emër të qytetarëve të Ulqinit, dhe në emrin tim personal Ju lusim që ti përcillni ngushëllimet tona familjarëve ndërsa të lënduarve i dëshirojmë shërim të shpejtë. Banorët e Ulqinit nuk e kanë harrur solidaritetin dhe ndihmën që na ka ofruar populli Italian me rastin e tërmetit katastrofal të vitin 1979, andaj Komuna jonë është e gatshme të pranojë një numër të konsiderueshëm fëmijësh nga vatrat e goditura. Ne jemi pranë Jush.”