Kryetari Gjeka viziton qendrën e fëmijeve me aftësi të kufizuara

0

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, vizitoi sot Qendrën për fëmijë me aftësi të kufizuara”Sirena” , ku bëri edhe shpërndarjen e dhuratave.Ai i falenderoi punetoret e qendrës për punën e tyre dhe premtoi angazhim të vazhdueshëm te komunës në ndihmë të kësaj kategorie të shoqërisë.

Drejtori i këtij institucioni Bilal Alaj, shprehu mirënjohje për Kryetarin Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij dhe mbeshtetjen e tyre të vazhdueshme.

Pervec dhuratave, për fëmijët u dhanë edhe disa pika muzikore nga nxënësit e shkollës muzikore dhe të vallëzimit “Porta di Danza”