Kryetari Gjeka uron Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

0

Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, ka uruar sot Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Në mesazhin  e tij  thuhet  se ,”Pa  liri  të  shprehjes së lirë të  mediave ,dhe gazetarëve  nuk ka  shoqëri   të hapur dhe demokratike. Kjo është  aksiomë e dëshmuar  në  tërë  botën , kështu  është dhe  në Ulqinin  tonë.

Të   bindur  në atë  që  një medije e lirë e shumëllojshme  dhe e pavarur  është  esenciale në cdo shoqëri  demokratike ,  bëjmë  përpjekje  që  ti lehtësojmë  punën  të  gjithë atyre   të cilët  në  principet e  etikës  dhe profesionalizmit , në   një situatë  të veshtirë ,  kryejnë  misionin e tyre   të rëndë  ,por fisnik dhe  të  bukur.

Mirpo , këtu  nuk  përfshihen  ata  që   këtë  profesion e  ushtrojnë rastësisht , për interesa  dhe nevoja kalimtare, e jo për  interesa   publike.

Pikërisht  për  këtë , përgjegjësia  ndaj  bashkësisë së gazetarëve  është  më e madhe, andaj  kërkohet  solidaritet , dhe  vendosmëri  në mbrojtje  të  lirisë  së shtypit.

Në  këtë drejtim  përherë mund  të llogarisni  në  përkrahjen  e administratës  lokale  , thuhet  ne mesazhin e Kryetarit të Komunës së  Ulqinit.”