Reprezentacionet e zyrtarëve të Komunës së Ulqinit (shqip i thonë shpenzimet neper restorante) gjithmonë kanë qenë cështje interesante për taksapaguesit. Sidomas ka pasur një interesim në ngritje që prej lajmit se Kabineti i Kryetarit Gjeka, në vitin 2014, ka shpenzuar 10.000 euro vetëm në pizzerinë “Amore”.
Në rrjete sociale u diskutua bile edhe numri i pizza-ve dhe kalorive që është konsumuar për këtë shumë.
Në fakt, kjo shifër mjaft e madhe është më tepër se 50% e shumës së paraparë me buxhet për reprezentacionet e Kabinetit për vitin 2014. Nga 18.000 eurot e parashikuara, 10.000 janë shpenzuar vetëm në një lokal.
Pasi që 18.000 duket se nuk mjaftuan, Kabineti shpenzoi plot 40.000 euro për këtë qëllim( 220% më shumë), duke dëshmuar oreks në nivel të lartë. Sic duket, asnjë parashikim me buxhet nuk mjafton, por shpenzohet 2 herë, 3 herë, ose 5 herë më shumë.
Edhe pse oreksi i Kabinetit të Kryetarit është vazhdimisht në rritje, standardi i qytetarëve shkon vazhdimisht në ulje. E sa për puntorët e Komunës, rrogat e tyre jo vetëm që nuk kanë ngritje, por as nuk paguhen.
Perderisa ne nuk ankohemi, u bëftë mirë!
(gazetar/e nqs esht i sakt lajmi ateher e tham me plot bindje) nuk e kan gajle kta aspak vetem deri nji dit qe do tju mbes ne fyt buka dhe djersa e huaj.
Mir ju ban. Pse e keni votu
Comments are closed.