Kryetari Gjeka kërkon llogari në vend të gabuar

2

Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, i pyetur para disa ditëve nga gazetari i “Vijesti” në lidhje me blerjen e dy fshesave nga vetë ai, deklaroi se në këtë mes nuk ka asgjë të parregullt, dhe se një fshesë është blerë për nevojat e komunës kurse tjetra ka shkuar për donacion në xhami.

Që të rikujtojmë qytetarët, ky lajm u publikua nga portali ynë, ku së bashku me të u paraqit edhe oferta e bërë nga kompania “Yomil doo” nga Tivari me vlerë prej 829 euro për të dyja fshesat.

Në deklaratën e vet kryetari i komunës nuk merr mundimin as të bëjë publike se cilës xhami i është bërë donacioni, a është kërkuar zyrtarisht kjo ndihmë, nga kush është kërkuar, apo nëse donacioni ishte thjesht vullnetar.

Nga kjo del se kryetari kërkon që ti zihet besë pa ofruar as informata bazë për gjithë cështjen.

Në ofertën e bërë publike, kompania nga Tivari nuk ka ofruar specifika të fshesave që ka blerë komuna, çka hap edhe dyshime të reja në lidhje me çmimin e saktë të tyre.
Ato mund të jenë vërtetë fshesa të kategorisë superiore që kushtojnë 400+ euro, por mund të jenë edhe me çmim disa herë më të vogël. Kujt duhet ti zihet besë?
Nga ana tjetër kryetari harron se blerja e mjeteve të ndryshme për nevojat e komunës duhet të kalojë nëpërmjet Sekretariatit për Punë të Përbashkëta, me kërkesë dhe ofertë të specifikuar.

Si mund të vendoset një mall për nevoja të komunës dhe një donacion vullnetar në një ofertë të përbashkët?

Sipas kësaj del se sekretariatet në komunë janë komplet të panevojshëm, dhe çdo gjë mund ta bëjë vetë kryetari, pa i dhënë llogari askujt.

Nëse kryetari kërkon që të sqarojë çështjen, duhet që opinionit ti ofrojë informata të sakta, e jo të kërkojë fajtorë në vende të gabuara.
Hetimet interne të paralajmëruara nga vetë ai nuk janë kurrgjë tjetër veçse një tentativë paraprakisht e dështuar që tu fusë frikën atyre që nuk pajtohen me këtë mënyre të të bërit pushtet.

Këto informata, që kryetari mundohet ti mbajë larg publikut, mund lehtë të merren edhe nga qytetarët e thjeshtë, mjafton të shfrytëzojnë ligjin për informim.

Është interesant edhe fakti se disa media nuk merren fare me keqpërdorimet e pushtetit në nivel lokal në Ulqin, çka rrit dyshimet tona se diçka në këtë mes nuk është e pastër.

Për këtë, duke shfrytëzuar mundësitë e ligjit për informim, do të kërkojmë së shpejti të gjitha informatat në lidhje me financimet e mediave nga Komuna e Ulqinit.

Në këtë mënyrë qytetarët do ta kenë të qartë se kush mbyll gojën me paratë e tyre.

2 KOMENTET

  1. Nuk po shoh qe keni shkruar sot, e as ne te kaluaren, per rastin e kinemase se hapur. Sot u publikua denimi per drejtorin aktual te Qendres per kulture, i pari funksionar qe denohet pas Hajdinages, dhe ju si duket e keni pare te paarsyeshme te shkruani!? Pyetja e te gjithe pyetjeve eshte nga kush paguheni JU?!

Comments are closed.