Kryetari Gjeka: Edhe 8000€ të shpenzuara KOT!

0

Shpenzimet e pafund të kryetarit në ushqim dhe pije, makina të paguara me çmime të fryera, kostume e fshesa elektrike, duket se janë kthyer në dicka tejet normale.

Për të gjitha këto asnjë demant serioz, përveç komenteve në portalet e financuara nga vet kryetari dhe heshtjes së mediave tjera. E vetmja gjë që të gjithë e dimë me siguri është se llogaria e komunës është pothuajse tërë kohën e zbrazet ose e bllokuar. E askush nuk pyet ku shkojnë paratë!

Befasia e fundit e kryetarit Gjeka është kontrata e nënshkruar para një muaji me TV Vijesti.

Nga burimet tona mësojmë se vlera e kontratës është 8000€, dhe parashikon transmetimin e informatave gjatë sezonit turistik në emisionin e MENGJESIT në muajin SHTATOR dhe TETOR!!!

Cili promovim i sezonit turistik në shtator dhe tetor arsyeton 8.000 euro shpenzim?

Me buxhet për promovimet dhe shërbimet mediatike janë paraparë rreth 26. 000 euro, kurse 8.000 shpenzohen faktikisht pas përfundimit të sezonit?

A nuk do të ishte e vendit që këto shpenzime të bëheshin në prill ose maj, apo ndoshta paratë po jepen për dicka tjetër?

Shpenzime të tilla nuk arsyetojnë asesi interesat e komunës por mund të shpjegojnë heshtjen mediatike në çeshtjet korruptive në komunën e Ulqinit.

Apo mos vallë kontrata të tilla mbulojne shpenzimet e partnerëvë të tij të lidhur ngushtë më disa media?

Një gjë është e sigurtë, paratë që po shpenzon kryetari janë taksat që qytetarët i kanë të fituara me djersë, dhe nuk e meritojnë të treten në këtë mënyrë.