Kryetari Gjeka akuzon EEMZ se po saboton sezonin turistik.

0

Kryetari i komunës Fatmir Gjeka, akuzoi ndërmarrjen Elektroenergjetike në Mal të Zi se po saboton sezonin turistik me ndërprerjet e shpeshta të energjisë, skruan “Vijesti”.

Ai në deklaratë tha se nuk fajson askënd në mënyrë direkte, por kërkoi marrjen e menjëhershme të masave për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike.

Ditët e fundit disa zona të Ulqinit janë të goditura nga ndërprerjet e  energjisë, sidomos Shtoji dhe zona e Ploçës, të cilat si pasojë nuk kanë as furnizim me ujë.

Drejtoresha e OT-së Zana Sarvan, tha se në Ulqin për momentin zyrtarisht pushojnë 20.000 turistë, por ky numër realisht është disa herë më i madh. Ajo shpreson se problemet me energji do të tejkalohen së shpejti.

Ndërprerja e energjisë në sezon nuk është dicka e re për Ulqinin, dhe kjo vjen si pasojë e shtimit të lidhjeve ilegale dhe mosinvestimit të EEMZ në infrastrukturën përkatëse.

Në deklaratën e tyre për “Vijesti” nga kjo ndërmarrje thonë se tek problemet në furnizim me rrymë vjen si rezultat i ngarkesës dhe lidhjeve ilegale në rrjet.

Ndoshta Mali i Zi është i vetmi shtet në botë ku një ndërmarrje pranon se punon në mënyrë ilegale dhe kërkush nuk merr asnjë përgjegjsi.