Kryetari Cungu uron 8 Marsin

0

URIMI I KRYETARIT TË KOMUNËS SË ULQINIT ME RASTIN E 8 MARSIT

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu uron të gjitha gratë, nënat, motrat dhe vajzat me rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të grave.

Ju falënderoj për angazhimin tuaj në zhvillimin e qytetit tonë në të gjitha aspektet e jetës shoqërore.

Dëshiroj që virtytet dhe vlerat tuaja unike t’ia përçoni edhe fëmijëve tuaj, në mënyrë që edhe në të ardhmen, shoqëria jonë të ndërtohet mbi vlerat më të mira njerëzore.

Ju uroj edhe më tepër lumturi, gëzim, kurajo e dashuri, dhe që në të ardhmen sa më të afërt, të realizohen të gjitha të drejtat e juaja, që plotësisht i meritoni.