Kryetari Cungu takon përfaqësuesit e shoqatës së bjeshkatarëve

0

Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” ka vite që ushtron aktivitetin e saj. Ajo tubon një numër të madh të adhuruesve të natyrës dhe bukurive të shtigjeve, kodrave dhe maleve që na rrethojnë. Këta të apasionuar të udhëhequr nga kryetari i tyre Muhamet Kollari u takuan me kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu të cilin e njoftuan më për së afrmi me aktivitetet që kanë zhvilluar dhe angazhimet brenda dhe jashtë vendit, por dhe me veshtirësitë financiare që ballafaqohen.

Veçmas ata u ndalën në aktivitetin e përvitshëm siç është dalja tradicionale në malin e Rumisë, manifestim që pritet të realizohet në fillim të muajit të ardheshëm. Kryetari nga ana e tij i përgëzoi për sukseset dhe rezulatet e arritura si dhe i premtoi përkrahje materiale, brenda mundësive.