Kryetari Cungu takohet me banorët e Gjeranave

0

Kryetari i komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij  vazhdojnë takimet me  qytetarët  e bashkësive lokale për tu njohur më përsëafrmi me  problemet me të cilat ballafaqohen ata.

Sot në kabinetin e kryetarit  ishin të pranishëm  banorët e lagjes  Gjerana  të cilët  janë të shqetësuar dhe shtruan pyetjen  sesi ka mundësi që  NP ,,Të Mirat detare ,,të ofrojë  me qira një sipërfaqe të madhe toke  për parking, duke mos përfillur nevojat  e shumë qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë të qytetit. Sipas tyre edhe tenderimi për dhënien me qira të tokës ka qenë jotransparent.

Kryetari Cungu vlerëson të arësyeshme kërkesën e qytetarëve ,andaj tha se Komuna do të  angazhohet  për  plotësimin e kërkesës së tyre . Krahas kontaktit me zyrtarët e Ndërmarrjes ,,Të mirat detare ,, me këtë cështje do të jetë i njoftuar dhe Ministri i  zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit  Branimir Gvozdenoviq , dhe do të kërkohet ndihma e tij.

Krahas kësaj në takim  u prekën dhe cështje të tjera  që kanë të bëjnë me rrjedhën e sukseshme të sezonit turistik, njoftohet nga kabineti i kryetarit.