Kryetari Cungu me bashkepunetore takohen me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Mr Arsim Bajrami

0

 Me ftesë të Këshillit Kombëtarë  të Shqipëtarëve  në vizitë zyrtare në Mal të Zi, po qëndron Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës Z. Arsim Bajrami .

Sot ai, ka pasur  disa takime. Fillimisht  është pritur nga kryetari  i Komunës së Ulqinit Z.Nazif Cungu, kryetari i kuvendit Loro Nrekiqi, dhe  nenkryetarët me të cilit ka biseduar për ceshtje aktuale, sic është  ai i rregjistrimit të studentëve tanë në Universitetin e Prishtinës por, edhe për  problemet që përcjellin arsimin shqip në Mal të Zi. Ishte konstatim i përgjithshëm që Kosova për dekada të tëra  ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shkollimin e të rinjve shqiptarë nga Mali I Zi, për  cgjë  shqiptarët dhe strukturat e tyre udhëheqëse u janë shumë mirënjohëse,

Ministri Bajrami  tha që edhe këtë vit  akademik dyert e Universitetit të Prishtinës do të jenë të hapura për të rinjtë shqiptarë nga Mali i Zi. Ai nënvizoi se asnjë I ri nuk do të mbesë pa u rregjistruar, do të bëhen përpjekje për shtimin e kuotave në drejtimet më të kërkuara, poashtu Ministria e arsimit për studentët tanë të sukseshëm do të  japë 20 bursa, poaq dhe vende falas në konvikte dhe shuajtje në menxën e studenteve. Ndihma nuk do te mungojë në furnizimin me  tekste shkollore  si dhe me literaturë përkatëse për bibliotekën e shkollës tonë të mesme.

Edhe nje hap i rendesishem eshte ne suaza te pranimit ne Univerzitete ku nxenesit nga Mali I Yi do te kene 30% perparesi ne baze te suksesit nga shkollat e mesme I cili yevendeson provimin shteteror. Ministri Bajrami I bëri thirje mësimdhënësve shqiptarë nga Mali I Zi që ti bashkëngjiten kolegëve të tyre nga hapsira mbarëshqiptare në Konferencën e mësimdhënësve shqiptarë që do të zhvillojë punimet në qytetin e Shkodrës.

Pas kësaj, Ministri Bajrami i shoqëruar nga Kryetari I Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve  Genci Nimanbegu patën një takim të drejtëperdrejte me të interesuarit ,rreth  cështjes së rregjistrimeve në Universitetin e Prishtinës në vitin e ri akademik.