Kryeprokurori Stankoviq në Adë: Gazetari e akuzon për keqpërdorim të makinës zyrtare

0

Dje në Adë ndodhej e parkuar makina e prokurorit të lartë Ivica Stankoviq. Kjo bëri që gazetari Marko Milaçiq ti lërë një mesazh me konotacion fyes duke e akuzuar për keqpërdorim të makinës zyrtare.

Sidoqoftë, duke lexuar komentete e shumta në rrjetet sociale,  Milaçiq ka shkaktuar efekt të kundërt pasi kryeprokurori i lartë ka të drejtë ligjore për makinë zyrtare edhe gjatë ditëve të pushimit, dhe se përdorimi i makinës private është thyerje e rregullores për trajtimin  personave të mbrojtur. Këtë gjë e konfirmuan edhe nga zyra e kryeprokurorit.

Më interesant ishte komenti i një bashkqytetarit tonë i cili të dy i akuzoi për keqpërdorim të Adës dhe fyerje të nudistëve pasi nuk lahen lakuriq.