Kryeministri shqiptar në Samitin e Migrimit në Vjenë, e pranishme edhe Merkel

0

Liderët e vendeve përgjatë rrugës ballkanike të emigrimit janë mbledhur në Vjenë për të diskutuar për mënyrat për mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.
Në këtë takim ku merr pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, janë ftuar edhe kryeministri grek, Alexis Tsipras, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, pasi vendet e tyre paraqesin pikën e hyrjes dhe të destinacionit të emigrantëve dhe refugjatëve.
Kancelari i Austrisë, Christian Kern, ka deklaruar se samiti parashikon të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.
“Samiti ka për qëllim që të jetë hap në drejtim të duhur dhe të ndihmoj në krijimin e presionit për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për këto çështje”, tha kancelari Kern.
Në takimin e fundit të këtij lloji në Vjenë në muajin shkurt, liderët e vendeve të Ballkanit dhe Austria, vendossën ta mbyllin rrugën ballkanike.
Përveç Austrisë, Gjermanisë, Greqisë, në këtë samit marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Turqisë, Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Rumanisë dhe Hungarisë.
Po ashtu të pranishëm janë Donald Tusk, President i Këshillit Evropian dhe komisioneri për emigrimin në BE Dimitrio Avramopulos