Krivokapiqit i ofrohet posti i kryeministrit

0

Sipas disa mediave në Mal të Zi, nëse PSD pranon ofertën e opozitës për formimin e qeverisë së përkohëshme, kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapiq, do ti ofrohet posti i kryeministrit.

Funksionet e tjera do të ndahen në bazë proporcionale, sipas numrit të deputetëve në Kuvend

Sipas partive të opozitës, kjo qeveri do të ketë 3 prioritete kryesore: stabilizimin e çështjeve sociale dhe ekonomike, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta, si dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Me gjithë ofertat joshëse, në mbledhejn e mbajtur pardje me përfaqsuesit e opozitës, në PSD u shprehen se qeveria e përkohëshme nuk është prioritet. Pro kësaj ideje nga PSD siç duket është vetëm deputeti Xhavit Shaboviq.