Sipas informtave akoma jozyrtare, Ranko Krivokapiq është rizgjedhur sot kryetar i ri i PSD-së, shkruan portali “Vijesti”.
Ai në kongres ka marrë 197 votat e delegatëve, nga 363 gjithsejt.
Ky rezultat tregon se Krivokapiq ka marrë rreth 30 vota më shumë se kundërkandidati i tij Ivan Brajoviq.
Sipas këtij portali, Krivokapiq dukshëm i kënaqur është përshëndetur me përkrahësit që thërrisnin emrin e tij në pritje të informatave zyrtare të votimit.