Krivokapiq i kërkon Gjukanoviqit largimin e Brajoviq dhe Lazoviq nga qeveria

0

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Qëndror të PSD-së u miratuan përfundimet ku kryetari Ranko Krivokapiq autorizohet ti kërkojë kryeministrit Millo Gjukanoviq rikonstruktimin e qeverisë në bazë të marrëveshjes së koalicionit në mes këtyre dy partive, njoftojnë mediat malazeze.

PSD kërkon nga Gjukanoviq vendin e nënkryetarit të qeverisë, ministrit për informim dhe atë të detarisë dhe komunikacionit. Në krye të këtyre ministrive janë ish zyrtarët e PSD-së, Vujica Lazoviq dhe Ivan Brajoviq.

Pas mbledhjes Krivokapiq tha për media se kërkesën kryeministrit Gjukanoviq do ti ja nisë qysh sot.

Ai edhe njëherë kërkoi nga ish antarët e kësaj partie që ti kthejnë mandatet, dhe shprehu besimin se PDS (DPS) do të respektojë marrëveshjen e koalicionit.