Kristjan Dukaj: Arsimohuni, jo me diploma, por me libra

0

K.Dukaj1

Nga:Kristjan Gj Dukaj

Vlerat e shekullit 21-një (pjesa e tretë)

 

Po thonë që rruga e vetme për një të ardhme të mirë, është pikërisht shkollimi, si një ndër vlerat më të rëndësishme të shekullit 21-një. Para një shekulli studimet në SHBA, sot një ndër qendrat më të mëdha për studime, ishin shumë të lira, por sot, në shekullin e 21-një, ku teknologjia ka arritur kulmin e vetë,sot, ku bota është bërë një fshatë i vogël, studimet janë bërë marrëzisht të shtrenjta.

Sipas disa studimeve të fundit, në Universitetet më të suksesshme në botë, siç janë: CambridgeUniversity, University o fNewYork, Oxford e kështu me rrallë, nota mesatare është 9 (B). Pse? Për të studiuar në këto universitete, çdo njëri nga ne duhet të ketë kushte ekonomike të një klase të mirë. Po ata të cilët nuk kanë mundësi financiare por kanë talent, dëshirë ? Sa njerëz inteligjentë kanë jetuar nëpër fshatra, duke mos pasur mundësi të shkollohen, duke mos pasur mundësi të tregojnë atë që posedojnë. Ekzistojnë bursa të ndryshme, por sa janë të realizueshme? Duhet falënderuar organizatat e ndryshme që tentojnë të ndihmojnë, por sa mund ti fitojmë ne ato bursa? Çfarë vlerësohet kur konkurrojmë? CV-ja, apo nota? Edhe sot, në botën e teknologjisë, në botën ku shëndetësia ka arritur kulmin e vetë, edhe pse çdo ditë e më shumë ka të sëmurë, ku njerëzimi ka arritur të vizitojë planetët tjera, ende ka njerëz që jetojnë me shpresë për tu shkolluar, jetojnë me shpresë që një ditë do tu jepet mundësia të tregojnë atë frytin e vetë.

Duke vizituar vende të ndryshme, e sidomos në trevat tona, shohë njerëz të cilët nuk kanë mundësi të shkollohen, shohë të rinj duke lexuar, duke tentuar të vetë-shkollohen. Duke ju falënderuar këtyre “vlerave” që po na i sjellë shekulli 21-një, çdo ditë e më shumë kemi të diplomuar, por çdo ditë e më pakë të arsimuar. Falë këtyre “vlerave” sot drejtohemi nga ata të cilët, nuk e kanë idenë se çfarë janë duke bërë. Këtu më bie ndërmend ideja e Xh. Kenan i cili thotë: “Sot kemi problem me kuadrot, para disa dekadave nuk kishim këtë problem, por sot në çdo fushë, mungojnë kuadrot !” Edhe pse jetojmë në botën e shumë pritur, ende nuk kemi ndonjë Dostojvesk të ri, ose më mirë të them nuk kemi një Bethoven ? Pse? –Njerëzit e arsimuar, ata të cilët kanë dëshirë të arrijnë diçka në jetë, të lejnë gjurmë në këtë botë, sot falë këtyre “vlerave” anashkalohen nga shoqëria.

Shoqëria e këtij shekulli, është duke tentuar ti vrasë vlerat, ta vrasë fjalën. Nëse hyjmë në “YouTube” dhe kërkojmë këngët më të shikuara, do të hasim në disa video-klipe idiote, që kanë mbi 50 milion shikime. Këto janë ato “vlera” që po e dëshmojnë se aq sa ecim përpara, aq jemi duke u kthyer mbrapa. Unë, në moshën 20 vjeçare kam mbi 100 intervista, artikuj dhe shkrime të ndryshme nëpër gazeta të ndryshme duke filluar nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Suedia, Gjermania etj. , por për shoqërinë sa kanë vlerë ? Sa nga ata i kanë lexuar ? Sa nga ata do të lexojnë këtë shkrim ? Kur kam qenë në vitin e parë të studimeve, në orën e sociologjisë kam pasur një debat me profesorin i cili thoshte: Njerëzit jetojnë si mendojnë, ndërsa unë i thashë: njerëzit mendojnë si jetojnë. Ai me ftoi në zyrën e tij, biseduam gjatë dhe në fund më tha: “ mos lufto për një diplomë, lufto për arsim, lufto që të dish, lufto të dalësh nga errësira, jo me diplomë, por me dije dhe mos harro ta pyesësh veten: kush e pruri librin për herë të parë në shtëpinë time?”- Në një bisedë të shkurtër me gazetarin Adi Krasta, mes tjerash më tha: “gazetaria duhet dashur pa kushte. Mundoju ti duash gjërat pa kërkuar diçka nga ato, kjo është rruga e vetme drejt suksesit!”

Mos të harrojmë që vlerat duhet ruajtur, ato kërkojnë kohë, kërkojnë përkushtim, ashtu siç bëri shkrimtari Paulo Coelho, i cili librin e tij të parë e shkroi vetëm kur bëri një udhëtim prej më se 800 km në këmbë. Le të mundohemi të arsimohemi, sepse kjo është arma e vetme sot, siç thoshte një profesor imi, tashmë i ndjerë: “dija është më e fortë se bomba atomike! “